Printinm traktar (fletepaloses)
Leaflet printing – janë mënyrë shumë e mirë për të arritur tek opinioni, madje kanë edhe kosto shumë të ulët. Polyesterday ju ofron printim me çmim të volitshëm dhe me një numër të madh të opsioneve për palosje, varësisht nga projekti juaj. Varësisht nga kërkesat tuaja, ju mund të zgjidhni broshura të formatit: A4, A6 dhe A5. Udhëzimi ynë ju ofron mundësi për tu njoftuar me të gjithë formatet të cilët i posedojmë për broshura si dhe llojin e shtypjes, në njërën apo në të dyja anët.
Mundësitë e broshurave
Për shkak të projekteve të ndryshme që kanë klientët, ata mund të bëjnë përzgjedhje të shumta duke përdorur formularin tonë online. Shtypja e broshurave mund të bëhet në letër klasike apo luksoze (ne ju sygjurojmë letër klasike ose klasike shkëlqyese), ju zgjidhni dhe ne do të kujdesemi për kërkesën tuaj. Shtypja e broshurave të zakonshme shkon nga 135, 170, 200 ose 300gsm; por gjithsesi se ne mund të ju ofrojmë edhe formate të tjera të letrave, varësisht nga zgjedhja juaj.
Nëse broshura ju nevoitet për të shtypur në të më shumë informacione, atëherë ju mund ta shfrytëzoni atë duke e shtypur në të dyja anët. Secila anë mund të përmbajë informacione të veçanta, por edhe të njëjta, gjithmonë duke u bazuar në kërkesat tuaja.
Kostoja e broshurave
Në mënyrë që t’iu ofrojmë klientëve tanë kosto sa më të ulët, ne ju ofrojmë tre opsione të mundshme që ata të zgjedhin më të përshtatshmin.
Sasia më e madhe e furnizimit është nga 100.000 deri në 500.000 broshura vetëm brenda një jave. Në mënyrë që kërkesa juaj të kalojë sa më shpejtë, ne ju sygjerojmë që të sjellni dizajnin tuaj në PDF dokument, por gjithsesi se pranojmë edhe JPG apo TIFF format.
Produktet e rekomanduara
Për shtypjen e zakonshme ne ju ofrojmë broshura me çmime konkurruese në treg dhe fletushka për reklamat e bizneseve, të cilët kanë projekte promovuese më të komplikuara.